Kurti tregon se çfarë u diskutua në Bruksel gjatë takimit me Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë ka treguar se si presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk ka pranuar të ketë normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë më 24.08.2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur për takimin e tij me preisdentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, ka thënë se pala serbe nuk ka qenë e gatshme për normalizim të plotë.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti ka thënë se takimi trilateral i mbajtur në formatin 1 plus 0 do të trajtonte vetëm dy tema, atë për diskutimet për elementet e marrëveshjes finale dhe çështjet aktuale.

“Te tema e parë kam elaboruar në detaje këndvështrimin e palës sonë për kornizën e përgjithshme dhe elementet e saj që do të duhej të përfshinte marrëveshja finale në formë të 6 kapitujve”, ka thënë Kurti, teksa shtoi se “ka qenë takim i liderëve dhe duhet të bisedojmë për kornizën e përgjithshme dhe jo thjesht për menaxhim krize me hapa të vegjël e probleme potenciale e eventuale të sigurisë”.

Kurti ka treguar se cilat ishin gjashtë pikat e propozuara për marrëveshjen e kornizës së përgjithshme.

“Kapitulli i parë të definonte qartë statusin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve e kontekstin ndërkombëtar, që nënkupton në njërën anë njohje reciproke e në anën tjetër rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në organizata ndërkombëtare”.

Në kapitullin e dytë sipas Kurtit duhet të trajtohet ballafaqimi me të kaluarën, të adresohet e kaluara ku hyjnë personat e zhdukur me dhunë, viktimat e dhunës seksuale, personat e zhvendosur, drejtësia tranzicionale, dëmet materiale dhe jomateriale të luftës, kthimi i dokumentacioneve publike dhe artefakteve arkeologjike e etnologjike.

“Pas trajtimit të plotë të së kaluarës mund të diskutojmë për të ardhmen, që ka të bëjë me vendosjen e bashkëpunimit me dy vendeve. Pas trajtimit të plotë të së kaluarës mund të diskutojmë për hapat e së ardhmes që kanë të bëjnë me vendosjen e bashkëpunimit”, ka thënë Kurti.

“Në kapitullin e katërt kemi ofruar trajtimin e barabartë të pakicave respektive, si për serbët në Kosovë, ashtu edhe shqiptarët në Serbi. Në kapitullin e pestë duhet të konsiderojmë marrëveshjet e deritashme, por jo me idenë e rinegocimit të tyre, siç është plasur dezinformata nga pala tjetër, por shqyrtimi i asaj se cilat nga këto marrëveshje veçse janë tejlaluar nga pranimi e nënshkrimi i marrëveshjes finale ligjërisht të obligueshme e cilat prej tyre duhet të vazhdojnë të implementohen”.

Ndërkaq kapitulli i fundit siç ka treguar Kurti ka të bëjë me vendosjen e mekanizmave për zbatimin e marrëveshjeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve eventuale gjatë zbatimit.

“Ka qenë pritja jonë që pika e parë e agjendës të konsumonte pjesën më të madhe të kohës, e për këtë arsye kemi qenë të gatshëm të qëndrojnë përtej së enjtes”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, në takimin e dytë është disktuar për çështjet aktuale.

“Në tavolinë ishin, tema e personave të zhdukur me dhunë dhe ajo e lirisë së lëvizjes, apo e vendimit të palës kosovare që të zbatohet një marrëveshje që ishte arritur në Bruksel”.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës 24.08.2022, Prishtinë

Dokumenti dakordues për të zhdukurit me dhunë mund të nënshkruhej, por nuk pati gatishmëri

“Te tema e personave të zhdukur me dhunë nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që të nënshkruhet dokumenti i dakorduar”.

Për këtë marrëveshje kryeministri Kurti ka theksuar se ekziston teksti por jo nënshkrimi, “pa fajin tonë”.

“Është pala tjetër që nuk ka pranuar, sa për ne të enjten që shkoi kjo marrëveshje do të ishte nënshkruar”, shtoi ai.

Ndërsa, tema për lirinë e lëvizjes, sipas Kurtit ka ardhur si temë më 4 propozime që janë hedhur në tavolinë nga ana e BE-së.

Në Bruksel s’pati angazhim kontruktiv e as propozime konkrete nga pala serbe

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka potencuar se gjatë takimit të tij me Vuçiq, nuk është ngritur ndonjë propozim konkret nga pala serbe dhe as nuk ka pasur angazhim konstruktiv.

Në rastin më të mirë Kurti ka theksuar se ka pasur kushtëzime për trajtim asimterik brenda marrëveshjeve ekzistuese.

“Marrëveshja e lirë e lëzivjes nuk bazohet në etni apo gjini, por në vendin e qëndrimit. Është qytetari ai që vendos se si dëshiron të trajtohet”.

“Për lëshimin e dokumeneteve hyrje/dalje nuk kërkohen dokumente shtesë nga pala, andaj nuk mund të prodhojë as konfuzion as pengesa në lëvizje. Lëshohet vetëm për 20 sekonda. Është thjesht një fletë A4, që nuk mund të përbëjë kurrfarë rrezikimi të integritetit fizik, apo cenim apo dëbim siç trumpetohet nga mediat e kontrolluara”, shtoi ai.

Nuk u deklarova pas takimit, sepse ashtu ishim dakorduar, jo të gjithë iu përmbajtën dakordimit

Kryeministri Kurti ka treguar arsyen e mosdeklarimit të tij lidhur me takimin, pas datës 18 gusht.

Ai ka thënë se, ndonëse ishin dakorduar që të mos prononcoheshin për media ngase do të mund të ndikonte negativisht në ecurinë e diualogut, kësaj dakordance nuk iu përmbajt edhe pala e kundërt.

“Unë nuk jam prononcuar pas takimit të datës 18 gusht, meqë ka pasur një dakordim intern për mosprononcim, për mosacarim nga brenga se kjo do të ndikonte negativisht në ecurinë e dialogut. Jo të gjithë i janë përmbajtur këtij dakordimi”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika