Kurti udhëton drejt Vjenës, pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën e 14 nëntorit, do të jetë pjesëmarrës në Forumin Ekonomik të Vjenës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Austrisë, ku pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Kështu është bërë e ditur nga një komunikatë për media nga zyra e kryeministrit.

Ky forum është paraparë të nisë të hënën e 14 nëntorit.

Ndryshe, Forumi Ekonomik në mes të Kosovës dhe Austrisë, me qëllim kryesor, promovimin e bizneseve të të dyja vendeve dhe nxitjen e investimeve nga kompanitë austriake në Kosovë, ishte mbajtur më 21 prill të vitit 2022.

I pranishëm në këtë forum ishte edhe Kryeministri i Kosovës, i cili kishte falënderuar shtetin austriak, duke thënë se ky shtet është ndër partnerët kryesorë në aspektin politik dhe atë ekonomik.

“Kosova është falënderuese për qeverinë austriake në shumë sfera, ajo mbetet ndër partnerët më të rëndësishëm në aspektin ekonomik dhe politik. Kam kënaqësinë nën organizmin e ministrisë, shumë kompani të suksesshme nga Austria do të takohen me bizneset kosovare dhe do t’i shkëmbejnë përvojat dhe do të bashkëpunojnë”, kishte deklaruar Kurti.

Ambasadori austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, kishte thënë se ky forum ka për qëllim mbështetjen e bizneseve për ta rikuperuar ekonominë, pas ndikimit negativ që kishte pandemia Covid-19.

Sipas ambasadorit Weidinger, Austria është donatori më i madh në Kosovë për investime në arsimin e lartë.

Ai, po ashtu, kishte bërë të ditur se shteti austriak është i interesuar që me Kosovën të kenë bashkëpunim në të gjitha sferat, e sidomos për fuqizimin e gruas.

Ai ishte shprehur se Austria ka qenë dhe mbetet përkrahëse që Kosova të anëtarësohet në Bashkimin Evropian si dhe të ketë liberalizim të vizave.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika