Kurti uron muajin e Ramazanit: Agjërim të lehtë dhe paqe shpirtërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai ka theksuar se ky muaj është  i vetëpërmbajtjes individuale dhe i mirësisë njerëzore.

“Ramazani është muaj i vetëpërmbajtjes individuale dhe i solidaritetit kolektiv, i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njerëzore. Ai na fton që veten ta rigjejmë te bashkësia dhe na rikujton se begatia është bekim, ndërkaq empatia është virtyt.

Të gjithë besimtarëve e besimtareve myslimane ju uroj përzemërsisht agjërim të lehtë dhe përmbushje shpirtërore. Ky muaj i veçantë ju sjelltë paqe në shpirt dhe lumturi në zemër.

Ju bëftë mirë syfyri i parë!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Të fundit nga rubrika