Kurti uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: E drejta jonë fisnike për liri është luftuar prej kohësh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë në Ditën e saj të Pavarësisë.

Ai me rastin e 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ka thënë se kjo ditë kujton se e drejta për liri është luftuar prej kohësh, që nga fitorja e Skënderbeut në Krujë e deri te shpallja e pavarësisë së vitit 1912.

“Urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. Që nga fitorja e Skënderbeut në Krujë e deri te Shpallja e Pavarësisë së vitit 1912, sot na kujton se e drejta jonë fisnike për liri është luftuar prej kohësh, duke simbolizuar shpirtin dhe qëndresën e popullit shqiptar”, ka shkruar Kurti në X.

Në këtë 111-vjetor të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, një ceremoni u mbajt në qytetin e Vlorës, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidentin Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryeministrin Edi Rama, morën pjesë në ngritjen e flamurit dhe bënë homazhe në “Sheshin e Flamurit”.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti shprehu urimet e tij për shqiptarët në këtë festë kombëtare, duke theksuar se 28 Nëntori është një ditë e madhe për flamurin dhe lirinë, për pavarësinë dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve kudo në botë, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe mërgatën.

Ai ka shtuar se edhe pse kjo është një ditë festimi, çdo ditë tjetër të gjithë duhet të përkushtohen për vlerat dhe synimet e personaliteteve të shquara të historisë shqiptare.

Kurti ka theksuar se duhet të punojmë për idealet e Skënderbeut nga Kruja, për vizionin dhe veprën e Ismail Qemalit nga Vlora, dhe për heroizmin dhe dedikimin e Adem Jasharit nga Prekazi.

“Ne ishim këtu për të bërë nderime në Vlorë me krerët institucionalë të shtetit shqiptar dhe pasdite do të jemi në Kosovë për të bërë homazhe te varrezat e Jasharajve në krye me kryekomandantin Adem Jashari”, ka thënë kryeministri Kurti.

Aktivitetet për shënimin e 28 Nëntorit, kësaj date themeltare të identitetit kombëtar shqiptar, kryeministri Kurti ka deklaruar se do t’i vazhdojnë edhe nesër.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika