Kurti uron shqiptarët për 115-vjetorin e Kongresit të Manastirit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar shqiptarët për 115 vjetorin e Kongresit të Manastirit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 115-vjetorin e Kongresit të Manastirit, ka uruar të gjithë shqiptarët dhe ka thënë se është një moment i rëndësishëm për historinë e shqipes së shkruar.

Në një deklaratë në rrjetin social Facebook, kryeministri Kurti ka thënë se Kongresi i Manastirit ka qenë vendimtar për zgjidhjen e problemit të të shkruarit të gjuhës shqipe, duke shtuar se vendimi për përdorimin e alfabetit latin ka bërë që shqipja të shkruhet kështu prej atëherë e deri më sot.

“Sot janë bërë 115 vite nga dita kur u hodhën themelet e unifikimit të shqipes së shkruar! 22 nëntori i vitit 1908 është data e seancës së fundit të mbledhjeve dhe të diskutimeve të Kongresit të Manastirit, që i kishte filluar punimet më 14 nëntor. Qëllimi i këtij kongresi kombëtar shqiptar ishte zgjidhja e problemit të të shkruarit të gjuhës shqipe, që gjatë shekullit të XIX dhe deri atë kohë, shkruhej njëkohësisht me disa alfabete dhe variante të ndryshme”, ka shkruar Kurti.

Ai ka përmendur detajet historike të Kongresit të Manastirit, duke theksuar pjesëmarrjen e delegatëve dhe vendimet e tyre në themelimin e alfabetit të përbashkët.

Kurti në fund ka uruar të gjithë shqiptarët dhe ata që e shkruajnë shqipen dhe e kultivojnë shqipen e shkruar.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika