Kurti: Varret e hapura presin të vërtetën, ndërkombëtarët ta rrisin presionin mbi Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të rrisin presionin ndaj Serbisë, për të zbardhur fatin e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës

Albin Kurti, kryeminister i Kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që ta rrisin presionin mbi Serbinë, e cila, sipas tij, është përgjegjëse për zhdukjen e qytetarëve tanë, dhe ta zbardhin fatin e tyre.

Në Ditën e të Zhdukurve me dhunë, Kurti ka thënë se drejtësia duhet të vihet duke dënuar përgjegjësit politikë, ushtarakë e policorë për këto krime.

“Varret e hapura në Kosovë presin të vërtetën. Pesha e mungesës rëndon mbi familjet e 1617 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Nënat presin ditën kur do të vendosin nga një lule në kujtim të më të dashurve të tyre. Atyre që u rrëmbyen e zhdukën me dhunë nga autoritetet e Serbisë urdhërdhënëse dhe ekzekutore. Pas rënies së Millosheviqit, në Serbi u zbuluan pesë varreza të mëdha masive, me gjithsej 950 njerëz tonë të rrëmbyer e të vrarë, të vrarë e të rrëmbyer, në Batajnicë, Peruqac, Petrovo Selo, Rudnicë e Kizhevak. Serbia ende vazhdon të qëndrojë mbi varre masive teksa i mohon ato. Sot e gjithnjë u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta rrisin presionin mbi Serbinë, si përgjegjëse për zhdukjen e qytetarëve tonë, për të zbardhur fatin e tyre dhe për të vënë drejtësi duke dënuar përgjegjësit politikë ushtarakë e policorë për këto krime” ka shkruar kryeministri në rrjetin e tij social, Facebook.

Tutje, Kurti ka bërë të ditur disa nga punët që kanë bërë për të zbuluar fatin e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.

Ai ka treguar për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, ndryshimet në legjislacion që autoritetet e Kosovës të ndjekin dhe të dënojnë kryesit e krimeve të luftës në mungesë e shtimin e buxhetit për 50 pozita për Këshillin Prokurorial dhe atë Gjyqësor të Kosovës.

“Ndërsa në Policinë e Kosovës, nga një sektor, kemi ngritur Drejtorinë e Hetimit të Krimeve të Luftës që do të ketë 41 hetues. Në korrik shënuam hapin përfundimtar për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP). Shteti ynë, Qeveria e Republikës së Kosovës, janë të përkushtuar dhe po angazhohen për të vërtetën, për të gjitha zhdukjet me dhunë që kanë ndodhur në Kosovë. Në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë, nderojmë të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Nuk do të ndalemi kurrë, derisa të dihet fati i tyre. Të gjithëve na mungojnë”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika