Kurti viziton familjen e mësueses së tij të parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ditën e 7 Marsit – ditën e mësuesit, ka vizituar familjen Dobruna në Gjakovë, në shtëpinë në të cilën ka lindur mësuesja e parë e kryeministrit, Nafije Dobruna Deva

Me rastin e 7 Marsit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar të gjithë mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit.

Ai tha se në këtë ditë vizitoi familjen Dobruna në Gjakovë, në shtëpinë e së cilës është lindur mësuesja e tij e parë, Nafije Dobruna Deva.

“Në mëngjesin e sotëm isha për vizitë te familja Dobruna në Gjakovë, në shtëpinë në të cilën është lindur mësuesja ime e parë, Nafije Dobruna Deva. Evokuam kujtime të shumta e të paharrueshme me vajzën e mësueses, Afërditën, në këtë shtëpi të vjetër më shumë se dy shekuj, e ku tani banon kolegu im nga qeveria, Agon Dobruna, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve”, ka shkruar Kurti.

Dhurata e Kryeministrit Albin Kurti për, Afërditën, vajza e mësueses së tij të parë në Gjakovë

Ai ndau fjalë miradije për mësuesen e tij të parë dhe se sa punë të zellshme kishte bërë ajo.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka shkruar se “Mësuesja Nafije ishte kombinimi i përsosur i disiplinës dhe dashurisë: sado nxënës i mirë të kesh qenë, asnjë pesëshe nuk ka qenë e kollajshme. Ajo ka dhënë një kontribut të pamatshëm për arsimimin, edukimin e formimin tim, krahasueshëm me nënën time”.

“Jeta e saj ka qenë e vështirë. Babai, Ismaili, i internuar për dy vjet në burg në Vjenë si NDSh-ist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas së cilës bie në varfëri meqë pushteti i atëhershëm ia rrëmben pasurinë. Ai vdes pak vjet më pas. Nëna, Qazimja i rrit pesë fëmijë jetim. Më e madhja, Nafija, e mbaron Shkollën Normale dhe bëhet mësuese”.

Kurti tregoi edhe çfarë i dhuroi vajzës së mësueses së tij.

“Përveçse një buqetë me lule, Afërditës ia dhurova fotografinë e klasës I/4 me mësuesen Nafije, nga qershori i vitit 1982. Mandej, nga klasa e dytë fotografitë zënë e bëhen me ngjyra”.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika