Kurti viziton familjet Demaçi dhe Dehari: Kush jehon, rron edhe kur s’jeton

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vizituar familjen e Adem Demaçit e Astrit Deharit, “njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e ditëlindjes së tyre, të dielën i ka përkujtuar Adem Demaçin dhe Astrit Deharin.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se këtë të diel i ka vizituar familjet e tyre.

Demaçin, Kurti e ka vlerësur se e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, kurse Deharin si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi e munguar në Kosovë.

“Adem Demaçi e Astrit Dehari sot e kanë ditëlindjen. Vizituam familjet e tyre – përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë”, shkroi Kurti.

Ai më tutje shtoi se “kush jehon, rron edhe kur s’jeton. Si këta dy”.

Në këtë vizitë, Kurti ishte i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Punëve të Jashtme, Xhelal Sveçla. Kjo vizitë vjen në prag të takimit në mes të kryeministrit kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

Ndryshe, Demaçi vdiq më 26 korriku të vitit 2018-të.

Kurse, Dehari – aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kohë më parë u arrestua dhe po qëndronte i burgosur në burgun e Prizrenit, kishte ndërruar jetë më pesë nëntor të vitit 2016.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika