Kurti viziton memorialin e 11 Shtatorit në SHBA

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, teksa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë homazhe tek memoriali i 11 shtatorit.

Kurti thotë se përkujtimi i kësaj date është gjithmonë një përvojë e dhimbshme, transmeton Dukagjini.

“Vizita në memorial sot ishte veçanërisht prekëse. Është e vështirë të kuptosh se si një qytet kaq i gjallë dhe me ritëm të shpejtë u godit nga një shkatërrim kaq i madh. Ky memorial nderon jo vetëm aktet e pashprehshme të trimërisë së njerëzve që shpëtuan njëri-tjetrin, por edhe humbjen e jashtëzakonshme: gati 3,000 jetë të humbura dhe dhjetëra mijëra që vazhdojnë të vuajnë nga sëmundje të lidhura me këtë ngjarje. Megjithatë, ai qëndron gjithashtu si një kujtesë e qëndrueshmërisë, unitetit dhe shpirtit të Nju Jorkut dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Kurti në rrjetin social X.

 

Të fundit nga rubrika