Kurti: Vuçiq e ka shkelur nenin 4 të planit evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se mbrëmë presidenti i Serbisë e ka shkelur pikën katër të planit evropian.

Sipas Kurtit, Serbia ka vendosur të mos negociojë në mirëbesim.

“Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të nenit. 4 të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, ka shkruar Kurti.

Neni katër i planit të BE-së thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Palët vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, thuhet në nenin katër të planit të BE-së.

Vuçiq kishte deklaruar se Serbia do ta pengojë Kosovën për t’u anëtarësuar në OKB.

“Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e shumë gjërave nga plani evropian për Kosovën, por ne kemi shprehur një kundërshtim të qartë dhe të madh – se nuk ka bisedime për njohje reciproke, njohje, apo anëtarësim të Kosovës në OKB”, kishtë thënë ai.

Kjo deklaratë e Vuçiqit është në kundërshtim me atë që u tha pas takimit në Bruksel, ku të dyja palët ishin deklaruar se e kanë pranuar planin e BE-së.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika