Kurti zhvillon bisedë telefonike me emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një bisedë telefonike me të Dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka folur për angazhimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Emisari për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të Dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Në një njoftim për media, thuhet se Kurti i ka shprehur ngushëllime emisarit britanik “për ndarjen nga jeta të Madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabetë II”.

Po ashtu, në komunikatë thuhet se u theksua rëndësia për më shumë koordinim në politikën rajonale, “me qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të forcimit të aleancës veriatlantike, për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë”.

Kurti ka theksuar angazhimin e Qeverisë së Kosovës, për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa shteti i Kosovës të bëhet anëtar i plotë i kësaj organizate.

Po ashtu, në bisedën me emisarin britanik, Kurti ka folur edhe për pasojat ekonomike për shkak të luftës në Ukrainë. Kreu i qeverisë e ka njoftuar atë për masat e ndërmarra nga qeveria, nëpërmjet Pakos së Ringjalljes Ekonomike, asaj për përballje me inflacionin si dhe masat e prezantuara të subvencionimit për efiçiencë të energjisë për qytetarët.





Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika