Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se çmimet për litër të derivateve janë në rënie, sipas të dhënave të importit të sotëm.
Sipas saj, importi në Kosovë të mërkurën është bërë me naftë 1.40 euro për litër dhe benzinë 1.22 euro për litër.
Bazuar në këto çmime dhe vendimin për marzhën e fitimit, nga nesër çmimi maksimal në treg nuk mund të jetë më i lartë se naftë 1.54 euro për litër, benzinë 1.36 euro për litër.
Ministrja ka ftuar qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi në tregun e derivateve në numrin pa pagesë 0800 11000, duke theksuar se bashkëpunimi i tyre ndihmon në sigurimin e një tregu më të drejtë dhe transparent.