Kusari-Lila e cilëson patetik fjalimin e Abdixhikut: Le ta bëjë në selinë e LDK-së

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pasi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kërkoi që si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit të enjten, të jetë raportimi i kryeministrit Albin Kurti për takimin në Bruksel më 27 shkurt 2023.

Kusari-Lila e ka quajtur patetik fjalimin e Abdixhikut para deputetëve, ndërsa i ka rekomanduar atij që të njëjtin ta bëjë në selinë e partisë që drejton.

Ajo, tutje, ka thënë se nga Abdixhiku nuk ka dëgjuar të bëjë analizë kooperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në vitin 2015 dhe 2020.

“Fjalimin patetik të z. Abdixhiku para deputetëve të Kuvendit ia rekomandoj ta bëjë në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo për arsye se z. Abdixhiku jo që filloi të diskutojë për rëndësinë e mocionit, por filloi të bëjë analizë të marrëveshjes, gjë që nuk e kishim dëgjuar të bëjë analizë kooperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në vitin 2015 dhe pastaj në 2020-tën dhe dëmet apo regresin në procesin e dialogut”, ka thënë Kusari-Lila.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika