Kusari – Lila, ia kthen Abdixhikut: Unë kur jam prezente vërehem, kurse ai jo

Mimoza Kusari - Lila, Shefe e Grupit Parlamentar të VV-së

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se gjuha e përdorur nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ndaj saj është e papranueshme.

Kreu i LDK-së, gjatë seancës së Kuvendit, kishte thënë për Kusari-Lilën se

“Më shumë vërehet mungesa ime se prezenca juaj”

Duke e komentuar këtë deklaratë të kolegut të saj, Kusari – Lila, në emisionin “Five”, të Rtv Dukagjinit ka thënë se “prej dallim prej  tij, unë kur jam prezente dihet se jam prezente, ai kur është prezent nuk vërehet fare që është prezent”.

“Mua më bëri përshtypje që lideri i një partie serioze, ta ulë nivelin, ai e filloj me akuza e krahasime, dhe duke na kategorizuar si të padijshëm, duke bërë citate, me të vërtetë nuk i kanë hije”, ka vijuar ajo.

Ajo ka folur edhe për krizën ekonomike në Kosovë, duke thënë se kjo po ndodhë si shkak i invazionit rus në Ukrainë.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës, ka marrë masa që kjo krizë të zbutet.

“Ka një efekt, vërejmë që në parametrat financiar ka një stabilitet, ka pasur rritje ekonomike reale si asnjë vend në rajon, ka pasur reminitienca nga diaspora. Natyrisht se do të ndihen efektet e luftës dhe efektet tjera, por nuk mund të themi se janë të pandikueshme, por mekanizmat shtetëror me potencialit po ndikon që kjo krizë të zbutet”, ka thënë ajo.

Për vendimin e Qeverisë për caktimin e një çmimi “tavan”, për naftën Kusari – Lila, ka thënë se rrethanat janë të jashtëzakonshme, dhe për këtë gjë edhe masat për zbutjen e krizës ekonomike janë të tilla.

Tutje, ajo ka folur edhe për statuset e viteve 2016 dhe 2018 të Hekuran Muratit, kur i kishte ofenduar veteranët e UÇK-së, për të cilin tha se nuk e ka pasur për qëllim ta ofendojë askënd.

“Është e dhimbshme si opozita po mundohet të ndërtojë kauza në raport me shkrimet që kanë ndodhur të momentit, me vetëm ata që janë munduar të abuzojnë me statusin e veteranit”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, opozita po i përdor shkrimet e tij, për të ndërtuar kauza të rrejshme.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika