Kusari-Lila: Qeveria nuk ka asnjë përplasje me ShBA-në

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka dhe nuk ka pasur ndonjëherë përplasje me ShBA-të

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka dhe nuk ka pasur ndonjëherë përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ajo ka thënë se Ambasada e ShBA-së ka ftuar nga pozita ministra të dikastereve të veçanta për çështjen e asociacionit dhe përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile, të cilët janë ftuar për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.

“Ne vazhdimisht koordinohemi dhe komunikojmë për çështjet që janë jetike për Kosovën dhe të ardhmen e saj, për ne mbetet primare trajtimi i të drejtave të komuniteteve në përputhje me Kushtetutën”.

Ndërsa, e pyetur për projekt-kodin civil, ajo ka thënë se është në agjendën legjislative dhe se duhet të miratohet.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika