Kusari-Lila: Serbia dëshmoi që s’ka ndryshuar, ka mbetur ajo e Millosheviqit

Shefja e GP-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit të dielën, dëshmon se Serbia e sotme nuk dallon nga ajo e Sllobodan Millosheviqit

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit të dielën, dëshmon se Serbia e sotme nuk dallon nga ajo e Sllobodan Millosheviqit.

Kështu ka thënë ajo nga foltorja e Kuvendit, ku po diskutohet rreth votimit të një rezolute të përbashkët që e dënon sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit.

“E tëra ishte skenar i përgatitur në kampet e Serbisë i cili parashihte luftë dhe destabilitet në venin tonë. Një shtet që mbështet terrorin, që mohon krimet dhe masakrat në Kosovës. E njëjta Serbi vazhdon fushatën e gjuhës së urrejtjes ndaj Kosovës duke shkelur çdo parim të marrëveshjeve”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka theksuar se ky sulm terrorist vjen tre muaj pas kidnapimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga xhandarmëria serbe.

Ajo në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së i ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes Bunjaku, Policisë së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

Kusari – Lila tha se “ne humbëm një polic, por fituam një hero”.

Derisa theksoi se në ditë të dhimbjes dhe krenarisë gjejmë forcën të shikojmë përtej vijave politike.

“Mëngjesi i së dielës zbardhi të vërtetën e plotë për Serbinë, Republika e cila ndezi të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi. Një shtet që mbështet terrorin dhe nuk tërhiqet apo pendohet për të, nuk njeh as parimet e dialogimit”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës, përmes një rezolute, do ta dënojë sulmin terrorist të grupit të armatosur nga Serbia më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pas fjalimeve të shefave të grupeve parlamentare, pritet që hartohet teksti i rezolutës, i cili më pas do të hidhet në votim.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika