Kush janë shqiptarët e UDB-së famëkeqe që i përmendi Haki Morina në “Debat Plus?

Në emisionin “Debat Plus”, Haki Morina ka përmendur një listë emrash të shqiptarëve që ai i akuzon si pjesë të UDB-së

Në “Debat Plus”, Haki Morina, ish-i burgosuri politik, ka përmendur disa emra të shqiptarëve që, sipas tij, kanë qenë pjesë e UDB-së famëkeqe.

Morina ka renditur emrat e personave që ai i akuzon për arrestim, tortura e abuzime çnjerëzore.

Emrat e përmendur nga Morina janë: Ajet Gashi, Ibush Gashi, Millaku (i cili nuk i kujtohet emri i plotë), Xheladin Beqiri, Qazim Mazreku, Mehmet Loci, Mustafa Loka, Demë Muja, Jakup Lonçari, Jakup Hasani, Mehmet Hasku, Istref Sadiku dhe Gani Hajdari.

Në intervistën e tij, Morina ka bërë një përshkrim të veçantë për Gani Hajdarin, duke e cilësuar atë si “më të brutalin” ndër torturuesit. Ai ka theksuar se Hajdari ka qenë një nga drejtuesit e Policisë së Kosovës me gradën kolonel dhe ka ushtruar dhunë të madhe gjatë periudhës së tij si zyrtar.

 

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika