Kush janë shqiptarët e UDB-së që i përmendi Enver Dugolli në “Debat Plus”?

Ish-i burgosuri politik, Enver Dugolli, ka zbuluar emrat e disa shqiptarëve që shërbenin në UDB-në famëkeqe dhe që ishin përgjegjës për torturat ndaj tij dhe të tjerëve.

Emrat që përmendi Dugolli janë; Ajet Istogu, Isa Bunjaku, Lutfi Ajazi[ më pak torturues], Hamëz Hajra, e Tahir Shala [polic i komunikacionit që ka keqtrajtuar dhe rrahur një plak].

Sipas ish-të burgosurit politik, Enver Dugolli, Isa Bunjaku ishte më i tmerrshmi ndër ta, i njohur për përdorimin e torturës brutale dhe dhunës fizike.

Dugolli për Ajet Istogun si udbash ka thënë se përpos detyrës së tij si punëtor i devotshëm-arsimtar, ai tentoi të kryente edhe linçimin, torturën e shantazhin.

“Udbashi kryesor ka qenë nga Gllogovci, Ajet Istogu, i cili ka qenë arsimtar, punëtor i devotshëm. Tentonte të kryente detyrën e vet si për linçim, tortur, shantazh dhe gjithçka. Më vonë kam kuptuar se ai ka tentuar edhe në familje të bëjë asi presione, për të thyer shpirtnisht. Edhe vëllaun e madh Naserin… e thërret disa herë, i thotë nuk ka punë për ty, në realitet duhet të bashkëpunosh, zgjedh ku po don. Vëllai i thotë ‘o Ajet Istogu unë do t’i hajë edhe gjunjtë e mi, e nuk bëhna argat i joti’ “, vijoi ai.

Ai ka thënë se udbash në numër kishte shumë më pak në rajonin e tyre, por kishte prapë.

Isa Bunjaku- I ziu Isa e bënte punën e djallit por nuk e besonin, aspak. Merrnin në pyetje… ishin dy udbash serb e një shqiptar. Ndejtën me tortura ndaj nesh dhe dolën. Më lan vetëm me këtë. Ky filloi me pyetje, nënpyetje e vështirësonte situatën. E kryente punën e djallit dhe nuk e kishin besën, e kontrollonin komplet, më hiqnin rrobat dhe nuk e kishin besën tek ai. Më hiqnin rrobat, mos më kanë dhënë diçka, a brisk”, vijoi Dugolli ndër të tjera në rrëfimin e tij në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika