Kush janë udbashët që i përmendi Vezire Demiri në “Debat Plus”?

Në një intervistë në emisionin “Debat Plus,” ish e burgosura politike, Vezire Demiri ka zbuluar emrat e dy shqiptarëve që ishin pjesë e Drejtorisë/Agjencisë së Sigurimit Shtetëror, e njohur si UDB si Nexhmedin Ajeti dhe Muharrem (mbiemri thotë Bekteshi por nuk i kujtohet saktë).

Demiri ka përmendur Nexhmedin Ajetin që, sipas saj ishte udbashi më brutal që e torturoi atë në burgun e Mitrovicës.

Demiri ka thënë se përveç Nexhmedin Ajetit në Mitrovicë ajo ishte marrë në pyetje edhe nga një person me emrin Muharrem për të cilin tha se nuk përdori dhunë por u soll mirë me të.

“Muharrem e ka pas emrin.Por ky është sjell shumë mirë. Bekteshi a e ka pas emrin nuk e di, por emrin Muharrem e ka pas por ky është sjell shumë mirë. Me sa e kujtoj unë ka qenë i Llaushës, veq u sjell mirë, ky nuk ka përdor dhunë”, ka vijuar ajo.

Sipas Demirit, dhunë më së shumti ka përdorur në burgun e Mitrovicës, Nexhmedin Ajeti dhe disa gra që ishin si police.

“Ka qenë Fevzija, ajo jo që ka qenë UDB-ashe por 10 udbashe i ka pas në trup të saj. Mbiemrin nuk ja di, me sa e di ka qenë e Bajrit. Ka qenë edhe një Minirja, ajo ka qenë kryesore aty, tmerret e saja sa të jam nuk i harroj”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika