Kush, ku fiton? Ky është parashikimi i Ylli Hoxhës

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka thënë se fushata në këto zgjedhje lokale është ndër më të rëndat që ka parë ndonjëherë.

“Fushtat janë më të rëndat ndonjëherë, entuziazmi i angazhimit politik të qytetarevë në fushatat lokale nuk ka qenë kurrë më i dobët më duket sesa këtë fushatë. Hallin e madh po e shoh te partitë politike që me i angazhu qytetarët. Megjithatë, mund të kemi pjesëmarrje të ulët në votime”, tha Hoxha.

Në Debat Plus me Ermal Pandurin, Hoxha tregoi edhe se kush ku fiton teksa pati një parashikim për secilën komunë e parti.

Sipas Hoxhës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fiton në Deçan, Rahovec dhe Gjakovë.

“AAK-ja në Deçan, Rahovec, Gjakovë për fitore në raundin e parë – janë afër në Klinë dhe fiton në Suharekë në garë por nuk i garantohet fitorja në fund pasi shkon në balotazh”, u shpreh Hoxha.

“LDK-ja në Junik mund të fitoj por edhe të shkoj në balotazh me AAK-në, Pejën, Istogun, Lipanin i fitojnë pa problem qoftë me apo pa balotazh. Po ashtu në Fushë Kosovën dhe Obliqin i shoh në balotazh ose fituese. Në Viti po ashtu e shoh LDK-në të prijë por edhe të shkojë në balotazh po ashtu njësoj mendoj edhe në Podujevë”.

“VV-ja mendoj se fiton në Podujevë dhe Shtime pa balotazh, por shkon në balotazh në Mitrovicë me PDK-n, në Shtime po ashtu mund të jetë fituese por edhe në balotazh, njësoj edhe në Kaçanik, po ashtu prinë në Gjilan ndonëse ka garë por në raundin e parë del e para, në Kamenicë po ashtu ka garë dhe është favorit por ka një garë goxha të vështirë me Qëndron Kastratin, në Prishtinë gara është mes LDK-së dhe VV-së do të jetë koxha e ngushtë”.

“PDK-ja fiton në Skenderaj, Ferizaj. PDK-në e shoh në garë në Klinë dhe në Drenas, Hanin e Elezit është mes Sumës dhe PDK-së, në Vushtrri del e para PDK-ja, por mendoj se ka garë – njësoj edhe në Prizren”, ky ishte parashikimi i Hoxhës.

Lista Serbe sipas Hoxhës fiton në Leposaviq, Zveqan, Zubin Potok, Graqanicë, Shtërpcë , Ranilluk dhe Partesh.

 

Të fundit nga rubrika