“Kush të bllokoi me mbledh bërllogun?”, Çeku – Ramës: 4 vjet s’e mbajte pastër Prishtinën

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, e ka akuzuar kandidatin nga LDK, Përparim Ramën për dështim në menaxhimin e ndërmarrjeve komunale, duke theksuar se qyteti nuk është mirëmbajtur dhe se pastrimi është në gjendje të mjerueshme.

Çeku ka thënë se Prishtinës i duhet qasje më serioze në qeverisje dhe reformim në të githa ndërmarrjet komunale.

“Kush të bllokoi me mbledh bërllogun? 4 vite mos me mujt me mbledh bërllogun me mbajt pastër qytetin. [Do të bëjmë] reformim i thellë  të gjitha ndërmarrjeve komunale pa ndërmarrja nuk ka qytet të mirëmbajtur. Fillimisht depolitizim, auditim i përformancës dhe duhet me pa krejt ata q i kanë punësuar. E dini që nde punësojnë dhjetëra ndërmarrje komunale për vota, duhet me pa kush çfarë punë po bën aty”, ka deklaruar Çeku.

Ai ka shtuar se procesi duhet të nisë me depolitizimin dhe auditimin e performancës së punëtorëve.

“Ky reformim i ndërmarrjeve është i domosdoshëm sepse ndryshe njëjtë ke me përfundu edhe me Pastrimin edhe ndërmarrjet e tjera. Askush nuk duet të mbetet pa punë, por askush nuk duhet të marrë rrogë pa punu. Edhe kur e kemi qeverisjen kooperative të mirë të ndërmarrjeve me i rregullu kushtet e punës edhe rrogat me ua rrit atyre, sepse janë punëtorë që kryejnë punë”, ka deklaruar Çeku.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika