Kushi: Procesi mësimor nuk do të fillojë në 13 shkolla në Shkodër

Në 13 shkolla në Shkodër, të hënën e 23 janarit nuk do të fillojë procesi mësimor për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se të hënën e 23 janarit, në 13 shkolla në disa njësi administrative të Shkodrës nuk do të fillojë procesi mësimor për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës.

Kështu ka bërë të ditur ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ku ka theksuar se strukturat arsimore, së bashku me bashkitë, kanë qenë në terren gjatë gjithë fundjavës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor ditën e hënë.

“Fatmirësisht, pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë”, shkroi ajo.

Ajo ka renditur emrat e shkollave në të cilat nuk do të mbahet mësimi.

“Mbetemi të angazhuar maksimalisht me strukturat tona arsimore, duke besuar fort edhe në bashkëpunimin sa më të ngushtë me njësitë administrative përkatëse të Bashkisë Shkodër, që të punojmë së bashku për rikthimin sa më shpejt në normalitet edhe në këto shkolla”, shkroi Kushi.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika