Kushtetuesja ‘bllokon’ formimin e Qeverisë, Musa: Triumfoi drejtësia e interesi publik

Avokati Skënder Musa ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator, duke ndaluar çdo veprim të Kuvendit dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë, ka qenë i pritshëm dhe i justifikueshëm.

“Vendimi ka qenë i pritshëm për shkak se nuk ka asnjë dilemë që nuk është konstitu Kuvendi i Kosovës në aspektin juridik. Pasi që dihet se Kuvendi i ka nënkryetarët e partive të mëdha shqiptare dhe të paraparë edhe nënkryetarët nga minoriteti serb dhe të tjerët”, tha Musa në emisionin FIVE.

Ai shtoi se Kushtetuesja është duke mbrojtur rendin kushtetues, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, pavarësisht se si partitë politike tentojnë të krijojnë krizë për interesa elektorale.

“Kushtetuesja e ka obligim ta ruajë kushtetutshmërinë dhe të drejtat e njeriut pa marrë parasysh a bëhet fjalë për shqiptarë, serbë apo pakica tjera. Natyrisht që ka triumfu drejtësia dhe interesi publik. Sepse nuk është në interesin publik që të veprohet në mënyrë antikushtetuese dhe presidentja të detyrohet ta shkelë Kushtetutën”, theksoi ai.

Musa kujtoi se Kosova tashmë ka pasur dy presidentë që kanë dhënë dorëheqje për shkelje të Kushtetutës, prandaj një veprim i tillë nuk duhet të përsëritet.

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme deri më 30 shtator: Ndalohet çdo veprim i Kuvendit dhe çdo procdurë për formimin e Qeverisë

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika