Kushtetuesja: Lista Serbe nuk përdori termin “Kuvendi i Prishtinës” në kërkesë

Tri ditë pasi që Lista Serbe dërgoi në Gjykatën Kushtetuese ankesë për çështjen e votimit ndaras të nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, ky institucion ka sqaruar nëse kjo parti iu referua drejt institucioneve të Kosovës. Njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se  kjo gjykatë duhet të krijojë norma të reja mbi referimit drejt të institucioneve meqë Lista Serbe vazhdimisht përdor terma pezhorativ.

Njoftimi i Listës Serbe që ka dërguar çështjen e moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb në Kushtetuese, nxiti shumë reagime.

Kjo për shkak se të njëjtit në njoftimin e së shtunës në Facebook iu referuan Kuvendit të Kosovës, si ‘Kuvend i Prishtinës’.

Dyshimet u ngritën se edhe në kërkesën dërguar në Gjykatën Kushtetuese, të jetë përdorur ky term.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë dorëzuar sot ankesë në Gjykatën Kushtetuese për shkak të shkeljes së rëndë të të drejtave të popullit serb në seancat e kuvendit në Prishtinë. Parimet kushtetuese dhe demokratike janë shkelur rëndë, dhe popullit serb i është pamundësuar realizimi i të drejtave të tij të garantuara. Presim që Gjykata Kushtetuese të reagojë menjëherë dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e sundimit të ligjit, si dhe të drejtave të popullit serb në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Lista Serbe mbetet e qëndrueshme në luftën e saj për ruajtjen e të drejtave dhe interesave të popullit serb dhe do të vazhdojë të përdorë të gjitha mjetet ligjore dhe institucionale për të siguruar barazi të plotë.”.

Por, tek sot Gjykata Kushtetuese, ka sqaruar se në kërkesën që u dorëzua në formë elektronike, nuk kanë përmendur një term të tillë.

“Kërkesa e përfaqësuesve të Listës Serbe është parashtruar në Gjykatë, më 30 gusht 2025. Kërkesa aktualisht është duke u proceduar. Konfirmoj që, në kërkesën e parashtruar nuk e kanë shfrytëzuar termin “Kuvendi i Prishtinës””, kanë thënë nga Kushtetuesja.

Ish-kryetar i Gjykatës Supreme mendon se vendimi i Kushtetueses do të jetë në favor të Listës Serbe meqë edhe Kushtetua ua njeh të drejtën për të pasur përfaqësues në kryesi të Kuvendit.

“Kjo është në planin e Ahtisarit çështja e vendeve të rezervuara derisa nuk ndryshohet ajo normë kushtetuese ti nuk e ke qare pa e plotësu atë kërkesë kushtetuese, për bindjen time shumë më mirë është me thënë me kriju një normë në kushtetutë edhe me thënë kur kemi të bëjmë me zgjedhjen e nënkryetarëve që nuk janë shumicë tri herë votohet nëse si marrin shumicën e votave të deputetëve konsiderohen të zgjedhur nëse kanë marr shumicën e deputetëve që kanë deleguar”, ka thënë Hasani.

Ndërkohë, edhe një jurist tjetër po konsideron se papërgjegjësia e deputetëve duhet të eliminohet nga Gjykata.

“Kushtetuta kur hartohet ajo nuk i përfshinë të gjitha elementet të gjitha veprimet që e duhet ndërmarrin institucionet në këtë rast jemi në pozitë të palakmueshme sepse po shfrytëzohen mangësitë për shkak se kushtetuta nuk ka mujt me parapa çdo gjë edhe për politikanë të papërgjegjshëm siç janë këta tani, këta janë politikan të papërgjegjshëm prandaj kur të marrin votën nga qytetari duhet sa më shpejtë me i themelu institucionet shtetërore”, ka shtuar ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.

Lista Serbe ka dërguar në Kushtetuese, ankesë kundër vendimit ndaras për nënkryetar të Kuvendit, nga komuniteti serb, gjatë seancës konstituive.

Asnjëri nga 9 deputetët e kësaj partie nuk arriti të marr votat e nevojshme por as Nenad Rashiq, i cili u votua dhe përkrahë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika