Në vazhdimin e seancës plenare, Kuvendi i Kosovës nuk ka arrit të zgjedh një anëtar të ri të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar.
Në garë ishin dy kandidatë, të cilët nuk morën votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtar bordi.
Në votimin me procedurë të fshehtë, kandidati Mehmet Kalisi ka fituar 29 vota, dhe kandidati tjetër Besnik Aliu ka marrë vetëm 10 vota.
Në votim kanë marrë pjesë 78 deputetë, të pavlefshme 39 fletëvotime.
Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci tha se në bazë të të dhënave nga Komisioni, asnjëri nga kandidatët e propozuar për anëtar të Bordit të RTK-së nuk kanë marrë votat e mjaftueshme dhe rrjedhimisht duhet të përsëritët konkursi