Për herë të 36-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të përmbyllë seancën konstituive për zgjedhjen e kryetares së re.
Seanca e sotme, e cila nisi në orën 11:00, dështoi sërish për shkak të mungesës së përbërjes së Komisionit për votim të fshehtë.
Vetëm 53 deputetë votuan pro formimit të komisionit, kundër ka qenë një deputetë dhe abstenim nuk ka pasur.
Partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe – vazhduan bojkotin ndaj procesit, duke mos propozuar anëtarët e tyre për komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.
Ndërkohë, Albulena Haxhiu nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme në votimin e hapur, ndaj Vetëvendosje ka kërkuar kalimin në votim të fshehtë – gjë që është bllokuar vazhdimisht nga opozita.
Seanca e konstituimit të Kuvendit do të vazhdojë më 25 qershor, në orën 11:00.