Kuvendi i hap dyert për bashkatdhetarët – deputetët i njoftojnë me punën e aktivitetet

Kuvendi i Kosovës i ka hapur dyert për t’i pritur bashkatdhetarët ku edhe janë pritur nga deputetët

Në vazhdën e traditës që tashmë është krijuar, Kuvendi i Kosovës edhe këtë vit i ka hapur dyert për bashkatdhetarët.

Mëngjesin e së hënës ata u pritën nga deputetët të Kuvendit. Të parët erdhën babë e bir Emin dhe Adrian Simnica.

Emin Simnica tha se çdo vit e vizitojnë Kuvendi sa herë që vijnë në Kosovë.

“Jam nga Gjermania, këtu jem prej fshatit Bardh i Madh komuna e Fushë-Kosovës. Jemi që 10 ditë. Për çdo vit vijmë në Kosovë, sa herë ka aktivitet na vijmë. Ne kemi ardhur të parët sot këtu”, tha ai pwr EO.

Përderisa djali i tij, Ardiani tha se mezi pres që të vijë në vendlindje për pushime.

“Dita shumë e mirë, kemi shumë qejf me ardh në Kosovë, sidomos gjenerata e jem kanë shume qejf. E duam vendin, s’mujna me prit për me ardh në Kosovë për pushime”.

“Për ne që jemi jashtë vendit, është zor me u kthyer, po shpresojmë që kur të bëhem pak më të vjetër me ardh apet në Kosovë”.

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, tha se mërgimtarët janë të mirëseardhur gjithmonë në Kosovë e po ashtu në Kuvendin e Kosovës.

“Tashmë veç kanë filluar mërgimtarët të vijnë në Kuvend, janë dyert e hapura, është tradicionale kjo pritje që organizohet për ta. Sot është dita e parë edhe nesër është e rezervuar për mërgimtarët. Të mërkurën është grupi parlamentar i VV-së, do të organizojë pritje për bashkatdhetarët. Mërgimtarët kanë dëshirë ta vizitojnë Kuvendin ku bëhen ligjet dhe dalin shumë iniciativa ligjore”, tha ai.

Në njoftim thuhet se të gjithë të interesuarit për t’i vizituar ambientet e Kuvendit të Kosovës mund ta bëjnë që nga fillimi i orës 08:00 deri në 16:00.

Ndryshe, edhe këtë vit Kosovën e kanë vizituar një numër i madh mërgimtarësh nga shumë vende të botës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika