Kuvendi i Kosovës ratifikon disa marrëveshje ndërkombëtare

Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës janë ratifikuar pesë marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës





Në seancën plenare të së premtes së 14 tetorit, pozita dhe opozita kanë ratifikuar pesë marrëveshje ndërkombëtare.

Vendimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit, BE dhe Kosovë, është ratifikuar me 81 vota për. Në këtë seancë është ratifikuar dhe marrëveshja mes Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut me 85 vota për.

Po ashtu, 86 deputët kanë mbështetur amandamentin e dytë për marrëveshjen financiare mes Republikës së Kosovës për programin “IPA 2015”.

Ndërsa, marrëveshja financiare mes Kosovës dhe BE-së është ratifikuar me 85 vota për, për programin “IPA 2018”.

Mes tjerash, është ratifikuar e njëjta marrëveshje edhe për programin “IPA 2021”.





Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika