Kuvendi i Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të procesit të votimit të fshehtë.
Të gjithë delegatët e pranishëm në Kuvend kanë votuar në mënyrë të fshehtë lidhur me ofrimin e dorëheqjes së Abdixhikut, duke u deklaruar me PO ose JO.
Sipas rezultateve, 164 delegatë kanë votuar kundër dorëheqjes, ndërsa 136 delegatë kanë votuar pro.
Mesazhi i Lumir Abdixhikut pas votimit ishte që ti afroj të gjithë, edhe ata që pajtohen edhe ata që nuk pajtohen.
LDK përfundon votimin pro ose kundër dorëheqjes së Abdixhikut