Kuvendi mban dy seanca, në rend dite Projektligji për Byronë shtetërore

Të enjten, në Kuvendin e Kosovës do të mbahen dy seanca plenare, njëra nga to është vazhdim i atyre të mëparshme, duke përfshirë edhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Të enjten e 14 korrikut, në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohen dy seanca plenare, njëra nga të cilat është vazhdim i seancave të mbajtura më 16, 22 dhe 23 qershor, 1 dhe 6 korrik, ku në rend dite do të jetë votimi në lexim të dytë i projektligjit për deklarimin e pasurisë.

Seanca e parë pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa e dyta pritet të nisë në orën 11:00.

Në rend dite në vazhdimin e seancës plenare do të jetë,

  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,
  • Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021.
  • Votimi në lexim të dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
  • Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
  • Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
  • Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ndërsa në rend dite në seancën plenare të re në orën 11:00 do të jetë,

  • Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Pyetjet parlamentare,
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave  dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,
  • Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika