Kuvendi mban seancë, debatohet për mosliberalizimin e vizave

Të mërkurën në ora 13:00 do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, që do të jetë shqyrtim i pikave të papërfunduara të seancave të kaluara, ndërsa në rend dite është debati parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën

Të mërkurën e tre gushtit, në Kuvendin e Kosovës, duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet seanca plenare ku do të diskutohet për shtatë pikat e papërfunduara nga 21 korriku dhe dy pikat e seancave të 28 e 29 korrikut.

Nga 21 korriku në rend dite do të jetë votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve dhe debati parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës, Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
  • Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Ndërsa nga seancat e 28 dhe 29 korrikut, në rend dite do të jetë votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika