Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovë do të mbajë seancë të jashtëzakonshme sot nga ora 17:00.

Në njoftim bëhet e ditur se në rend dite janë 10 pika, mes tyre edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, ai për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor e të tjera.

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,

2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,

3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-026 Projektligjin për Shërbimet e Pagesave,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-027 Projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina  2030,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,

7. Shqyrtimi i parë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika