Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sonte në një seancë të jashtëzakonshme plenare, ku në rend dite është shqyrtimi i propozim-amendamenteve kushtetuese të dorëzuara nga Presidentja Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit zyrtar, seanca do të mbahet në sallën e seancave të Kuvendit, duke filluar nga ora 20:00.
Pika e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i amendamenteve kushtetuese që synojnë ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit të shtetit.
