Kuvendi miratoi Ligjin për Rininë dhe Sportin

Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy ligje të rëndësishme për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë seancës plenare të së enjtes. Atë të ligjit për Sportin dhe të Rinisë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy ligje të rëndësishme për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë seancës plenare të së enjtes.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për Sport dhe atë për Rini. Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në seancën e sotme plenare është miratuar projektligji për sportin. Ky projektligj ka pasur mbi 60 amdanamente.

Në fjalën e tij para votimit, deputeti Ardian Gola ka sqaruar arsyejen përse duhet votuar ky ligj.

“Në këtë projektligj kemi punuar fuqishëm dhe mënyrë konstruktive, pjesëmarrje gjeneruese nga gjithë deputetët e komisionit. Nuk ka impakt të papërballueshëm buxhetor, në përputhje me kornizën e përgjithshme ligjore, nuk shkel të drejtat e komuniteteve”, deklaroi Gola.

61 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kanë votuar deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për Rini.

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika