Kuvendi miraton Fondin Sovran

62 deputetë të pushtetit, aq sa ishin të pranishëm në sallë, votuan pro këtij projektligji, asnjë kundër dhe asnjë abstenim

Kuvendi i Kosoves

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të premten në mbrëmje në lexim të dytë Projektligjin për Fondin Sovran.

62 deputetë të pushtetit, aq sa ishin të pranishëm në sallë, votuan pro këtij projektligji, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Si pjesë e Projektligjit për Fondin Sovran në lexim të dytë u përfshinë 47 amendamente.

Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike, shkruan KP.

Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së.

Deputetët ndërkaq kanë miratuar në shqyrtim të dytë edhe Projektligjin për Artin dhe Kulturën, ndërsa ata po diskutojnë Projektligjin për Mbrojtje nga zjarri në shqyrtim të parë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika