Kuvendi miraton marrëveshjet ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të paraqitura në seancë, përmes votimeve të ndara për secilin projektligj, të cilat kanë marrë mbështetje të gjerë nga deputetët.

Me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është miratuar Projektligji nr. 10/L-016 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencia Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.

Po ashtu, me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është votuar Projektligji nr. 10/L-015 për marrëveshjen e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim, që lidhet me Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës.

Një tjetër marrëveshje, Projektligji nr. 10/L-018 për “Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”, gjithashtu është miratuar me 88 vota për, pa kundër dhe pa abstenime, duke synuar forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e infrastrukturës së transportit dhe tregtisë.

Ndërkohë, me 90 vota për, është miratuar edhe Projektligji nr. 10/L-017 për marrëveshjen e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe KfW, për Programin e Kredisë së Bazuar në Politika në sektorin e energjisë dhe klimës.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika