Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicë të madhe zgjatjen e buxhetit edhe për muajin mars të këtij viti, me 99 vota për, pa asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ky vendim vjen për shkak të mosmiratimit ende të Buxhetit për vitin 2026.

Për këtë arsye, shteti ka funksionuar më parë përmes ligjit për zgjatje buxhetore edhe për dy muaj, ndërsa tani, deri në miratimin e dy leximeve dhe dekretimin e Ligjit, Qeveria ka kërkuar zgjatjen e buxhetit për të siguruar vazhdimësinë e procesit të pagesave dhe funksionimin normal të institucioneve.

Të fundit nga rubrika