Kuvendi në ngërç – sot përpjekja e 36-të për konstituim

Pas 35 përpjekjeve të dështuara, Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, e hënë, vazhdimin e 36-të të seancës konstituive.

Seanca pritet të nisë në orën 11:00, ndërsa në rend dite mbetet krijimi i Komisionit për votim të fshehtë,  për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në seancën e fundit, të mbajtur të shtunën, ishin 51 vota pro formimit të këtij komisioni.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe në çdo seancë tashmë nuk propozojnë nga një anëtar për formimin e komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur të marrë 61 votat e domosdoshme në votimin e hapur.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika