Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme, diskutohet për zhvillimet e fundit në KEK

Kjo seancë është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës për të diskutuar lidhur me rastin e arrestimit të shefit ekzekutiv të Korporatës së Energjisë së Kosovës Nagip Krasniqi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme të mërkurën e 26 prillit.

Kjo seancë është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës për të diskutuar lidhur me rastin e arrestimit të shefit ekzekutiv të Korporatës së Energjisë së Kosovës Nagip Krasniqi.

Seanca pritet të nisë në orën 11:00.

Mbrojtja e drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, avokati mbrojtës i Krasniqit, Taulant Ferizi.

Ai thotë se po presin aprovimin e ankesës si dhe lirimin e Krasniqit në procedurë të rregullt apo që të shqiptohet një masë më e butë e sigurimit të pranisë të të pandehurit në procedurë.

“Po kemi ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit ndaj aktvendimit të Themelores për caktimin e masës së paraburgimit. Presim aprovimin e ankesës si dhe lirimin e Krasniqit në procedurë të rregullt apo që të shqiptohet një masë më e butë e sigurimit të pranisë të të pandehurit në procedurë. Ne jemi ankuar për të gjitha bazat e mundshme të cilat i ka përcaktuar Kodi i Procedurës Penale dhe presim një verdikt sa më të drejtë dhe në favor të klientit”, tha avokati Ferizi.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e ka konfirmuar se drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është dërguar në paraburgim, pasi ky i fundit dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, “Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale “Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale për të pandehurin N.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 i KPRK-së, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe Konflikti i interesit nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) kishte bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, ndaj të pandehurit, Nagip Krasniqit.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, “Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale “Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Prokuroria Speciale e Kosovës, të enjten e 20 prillit.

Dyshimet për keqpërdorime me tenderë, i sollën të mërkurën hetues të policisë në zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ndërsa të mërkurën e 19 prillit zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka njoftuar se drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në zyrat qendrore të KEK-ut në Prishtinë dhe në dy banesa në pronësi të Nagip Krasniqit, ku sipas njoftimit nga Prokuroria, janë sekuestruar dokumente dhe pajisje elektronike si kompjuterë, celularë dhe një USB.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika