Lagarde: Marrja e kontrollit të Fed nga Trump do të ishte rrezik serioz për ekonominë botërore

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, paralajmëroi sot se nëse presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të arrinte të merrte kontrollin mbi Rezervën Federale të SHBA-së (Fed), kjo do të përbënte “një rrezik shumë serioz për ekonominë amerikane dhe atë botërore”.

Në një intervistë për radiostacionin francez Radio Classique, Lagarde theksoi se një skenar i tillë “do të ishte i vështirë për t’u realizuar”, pasi Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur që një guvernator i Fed-it mund të shkarkohet vetëm në rast të shkeljeve serioze.

“Nëse kjo do të ndodhte, pasojat do të ishin shumë shqetësuese, sepse politika monetare e Rezervës Federale ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin e çmimeve dhe punësimin, dhe efektet do të përhapeshin në mbarë botën”, paralajmëroi ajo.

Deklaratat e Lagarde vijnë pas tensioneve të fundit mes Trump dhe Fed-it. Javën e kaluar, presidenti amerikan shkarkoi një nga anëtaret e Bordit Federal të Guvernatorëve, Lisa Cook, ndërkohë që ka ushtruar presion mbi bankën qendrore për të ulur normat e interesit, pavarësisht hezitimit të zyrtarëve për shkak të rrezikut të rritjes së inflacionit.

E pyetur nëse SHBA-të mbeten një vend i qeverisur nga sundimi i ligjit, Lagarde u shpreh pozitive, duke theksuar se kjo është e vlefshme “me kusht që Gjykata Supreme të respektohet dhe vendimet e saj të mbeten të paprekshme”.

“Nëse ky organ gjyqësor bie nën presion, atëherë unë jam shumë e shqetësuar për sundimin e ligjit”, përfundoi Lagarde.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika