Lajçak beson se të hënën Kosova e Serbia do ta pranojnë planin evropian

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, beson se në takimin e të hënës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të pranohet propozimi i BE-së

Miroslav Lajçak, Albin Kurti, dhe Aleksander Vuciq.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur optimist se në takimin e së hënës, Kosova dhe Serbia do të dakordohen dhe do ta pranojnë planin evropian.

Nëse arrihet dakordimi, sipas Lajçakut, plani evropian do të bëhet ligjërisht i detyrueshëm për të dyja palët.

Ai ka thënë se pas kësaj marrëveshjeje, dialogu do të vazhdojë edhe më tej për t’u një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Plani, të cilin besoj se do ta pranojmë të hënën, do të bëhet i detyrueshëm për të dyja palët, nuk është një marrëveshje e përkohshme, pas saj do të vazhdojë procesi i normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve, i cili duhet të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, para hyrjes së Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha Lajçak në një intervistë për Tanjug.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet në Bruksel të hënën me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika