Lajçak mbërrin në ambientet e Qeverisë së Kosovës (VIDEO)

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak në Kosovë





Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në Qeveri.

Ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, takimi është paraparë të fillojë në orën 09:30.

Ky takim vjen në ditën kur liberalizimi i vizave do të jetë temë diskutimi e grupit punues të Këshillit Evropian.

Komisioni Evropian disa herë ka theksuar se Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave.

Madje këtë e ka potencuar edhe të mërkurën duke prezantuar raportin për Kosovën, komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i cili ka theksuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ndërkaq, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, BE-ja nga të dyja vendet kërkon që t’i përmbushin të gjitha marrëveshjet e arritura më herët në dialog, ndërsa u kërkohet edhe angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Po ashtu, në gjetjet kryesore të raportit është kritikuar puna e Kuvendit të Kosovës, duke u vlerësuar për menaxhim të dobët të agjendës legjislative.

Ndryshe, Lajçak për herë të fundit në Kosovë ishte më 15 shtator.

Kryeministri Kurti në takim me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kishte ritheksur se qëllimi i dialogut duhet të jetë njohja reciproke.

Lajçak në Kosovë, takohet me Kurtin

 

 





Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika