Lajçak në Kosovë, takohet me Kurtin

Të enjten e 13 tetorit, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti do të takohet me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, takim ky i cili pritet të fillojë në orën 09:30

Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak





Të enjten e 13 tetorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, takimi është paraparë të fillojë në orën 09:30.

Nuk ka ndonjë komunikatë nëse Kurti e Lajçak do të mbajnë konferencë për media pas takimit.

Ky takim vjen në ditën kur liberalizimi i vizave do të jetë temë diskutimi e grupit punues të Këshillit Evropian.

Komisioni Evropian disa herë ka theksuar se Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave.

Madje, këtë e ka potencuar edhe të mërkurën, duke prezantuar raportin për Kosovën, komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i cili ka theksuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ndërkaq, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, BE-ja nga të dyja vendet kërkon që t’i përmbushin të gjitha marrëveshjet e arritura më herët në dialog, ndërsa u kërkohet edhe angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Po ashtu, në gjetjet kryesore të raportit është kritikuar puna e Kuvendit të Kosovës, duke u vlerësuar për menaxhim të dobët të agjendës legjislative.

Ndryshe, Lajçak për herë të fundit në Kosovë ishte më 15 shtator.

Kryeministri Kurti në takim me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kishte ritheksuar se qëllimi i dialogut duhet të jetë njohja reciproke.

Kurti në takim me Lajçak: Dialogu duhet të përfundojë me njohje





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika