Lajçak në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, të martën do të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (Foto: Zyra e Kryeministrit) Foto nga takimet e mëhershme





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ( e martë ) do të presë në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi do të mbahet me fillim nga ora 09:00.

Ndërsa, Lajçak gjatë të hënës së 5 dhjetorit, ishte në Serbi, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“E theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tonë. Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe kushteve më të mira, për jetën e të gjithëve qytetarëve”.

Kështu bëri të ditur, Vuçiq më 5 dhjetor, në profilin e tij në Instagram, pas takimit që pati me Lajçakun në Beograd.

Ndërkaq, sot  do të mbahet samiti i radhës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ku vendi nikoqir do të jetë Tirana.

Ky samit do të jetë i pari midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në BE.

 





Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika