Lajçak shkruan për takimin me Krasniqin

Gjatë ditës së mërkurë, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka mbajtur një takim me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Në një postim të tij në media sociale, Lajcak ka konfirmuar se biseduan për situatën aktuale në Kosovë dhe për rëndësinë e përparimit në dialog

I pari i PDK-së, gjatë ditës së mërkurë, është takuar me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak.

Për këtë takim ka shkruar edhe Lajcak, i cili bëri të ditur se kanë diskutuar për situatën në Kosovë dhe rëndësinë e progresit në dialog.

“Pata një takim të dobishëm me udhëheqësin e PDK-së, Memli Krasniqi, sot në Bruksel. Folëm për situatën në Kosovë dhe rëndësinë e progresit në Dialog për rrugën e Kosovës”, ka shkruar Lajçak në X.

Krasniqi më herët njoftoi se në takim ka ka shprehur qëndrimin e tij dhe të PDK-së në lidhje me draftin e propozuar të statutit të Asociacionit, duke theksuar se duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe të mos krijohet një nivel i ri i pushtetit me kompetenca ekzekutive.

“Edhe një herë, emisarit Lajçak i ripërsërita qëndrimin tim dhe të PDK-së se statuti i Asociacionit duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, të mos krijojë një nivel të ri të pushtetit dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika