Lajçak takohet me Escobarin, diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi

Emisari i BE-së për dialogun, Lajçak, në takim me emisarin amerikan, Escobar kanë pasur një diskutim të thellë për dialogun Kosovë - Serbi, për gjendjen dhe hapat e mëtutjeshëm si dhe për çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të martën e ka pritur në Bruksel të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “X” ka bërë të ditur se me Escobarin kanë pasur një diskutim të thellë mbi dialogun Kosovë-Serbi, për gjendjen e tanishme si dhe hapat e mëtutjeshëm.

Përveç kësaj, ata kanë diskutuar edhe për çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor.

“I lumtur që mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë, Gabriel Escobar në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne patëm një diskutim të thellë mbi dialogun, gjendjen dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.

Emisari Lajçak e ka falënderuar Escobarin, siç thotë ai, “për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika