LAJMI I FUNDIT: Dëgjohen të shtëna me armë zjarri në Jasenovik të Zubin Potokut

Burime të RTV Dukagjinit kanë bërë të ditur se ka të shtëna armësh në Jasenovik të Zubin Potokut

Burime të Radio Televizionit Dukagjini kanë bërë me dije se para pak minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Jasenovik që gjendet në afërsi të pikës kufitare në Bërrnjak.

Ndërkaq, edhe në këto momente të shtënat me armë zjarri po vazhdojnë rreth liqenit të Ujmanit, bëjnë të ditura burimet e RTV Duakgjini. Përgjatë liqenit të Ujmanit është magjistralja që dërgon në piken kufitare me Serbi, Bernjak.

Pikërisht në Jasenovik, Policia e Kosovës kohë më parë ka ndërtuar një bazë policore ku janë të stacionuar njësitet e Policisë Kufitare të Replikës së Kosovës.

Ndërkohë, burime brenda organeve të sigurisë kanë bërë me dije se në barrikadat të cilat janë vendosur në rrugët magjistrale, ka persona të cilët janë të armatosur.

Barrikadat janë përqendruar kryesisht në magjistralen që dërgon për në pikën kufitare në Jarinje, atje ku edhe është arrestuar një ish-pjesëtarë i Policisë së Kosovës që dyshohet se ka sulmuar zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën Veriore.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bazuar në vlerësimet policore, po ashtu si masë paraprake e sigurisë, përderisa ka disa bllokime edhe në rrugën në drejtim të Pikës Kufitare Bërnjak, Policia tani ka mbyllur përkohësisht për qarkullim edhe këtë pikë kufitare.

Ndërkaq, më herët kishte bërë të ditur PK-ja se ka mbyllur edhe pikën kufitare në Jarinje.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika