Lajqi e LDK-së: Mësimi tërëditor do të përfshihet në të gjitha shkollat

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Agime Lajqi, ka prezantuar në emisionin FIVE zgjidhjet e partisë për arsimin parauniversitar dhe universitar.

Ajo theksoi se programi i LDK-së synon ndërtimin e 80 çerdheve të reja, zhvillimin profesional të mësimdhënësve, dixhitalizimin e shkollave dhe ngritjen e pagave të tyre.

“Kontributi im dhe angazhimi 20 vjeçar në arsim sigurisht që do të jetë mbi bazën e politikave arsimore dhe gjitha këto shqetësime dhe pakënaqësi që kanë ndodhur ndër vite në arsim në Kosovë sigurisht që unë do t’i trajtojë dhe do t’i diskutojmë së bashku. Në programin e LDK janë prekur pikat më të rëndësishme, në radhë të parë do të ketë ndërtim të 80 çerdheve do të ketë zhvillim profesional të mësimdhënësve, do të ketë dixhitalizim të shkollave do të ketë ngritje pagave të mësimdhënësve”, ka deklaruar ajo.

Lajqi shtoi se mësimi tërëditor do të përfshihet në të gjitha shkollat e Kosovës, duke u bazuar në modelin e suksesshëm të zbatuar në Prishtinë.

“Modeli më i mirë ka qenë Prishtina për këtë që ka arritur të realizojë, dhe këto diskutime i kemi pasur edhe ne si komunë e Pejës  kemi biseduar dhe kemi shprehur gatishmërinë që të përfshihet në kuadër të procesit të mësimit tërë ditor në vend”, ka theksuar ajo.

Ajo kritikoi qeverinë Kurti për premtimin e 160 çerdheve, që sipas saj asnjë nuk u ndërtua në Pejë.

“Dhe kësaj radhe politikat tona arsimore në kudër të programit tonë janë të qarta që do të përfshihen në kuadër të mësimit tërë ditor të gjitha shkollat e Kosovës…Janë premtuar nga Qeveria Kurti 160 çerdhe por ne Pejë nuk u ndërtua asnjë” , ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika