Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka reaguar ndaj akuzave të gazetarit Lirim Mehmetaj, duke i cilësuar ato si shpifje.
Në një linjë direkte në Debat Plus, Prebreza tha se është i gatshëm të përballet me Mehmetajn në një debat televiziv, kurdo që kjo të vlerësohet e nevojshme.
“Me akzuat që ka bërë Lirim Mehmetaj ndaj meje…. ka shpifur ndaj meje. Kurdo që ju e vlerësoni, unë mundem me marrë pjesë në debat, me cilidno qoftë. Për të gjithashtu akuzat, se Lirim Mehmejtaj dhe shokëve të tij iu pengon fitorja e jonë në Fushë Kosovë”, ka reaguar Prebreza.
Autori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri njoftoi se përballja mund të ndodhë nesër në ora 20:10, duke e ftuar Prebrezën të përballet drejtpërdrejt me Mehmetajn.
Kandidati i Vetëvendosjes e pranoi këtë ftesë.
“Nesër në ora 20:10, Valon Prebreza përballë Lirim Mehmetajt”, ka thënë Panduri.