Largimi i kryetarëve në veri, KQZ të hënën do t’u përgjigjet kryesuesve të tri komunave

Të hënën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të kthejë përgjigjet zyrtare lidhur me pyetjet e parashtruara nga kryesuesit e kuvendeve komunale në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ)

Të hënën (nesër) do t’i kthejë përgjigjet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tre kryesuesve të kuvendeve komunale të Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Gjatë ditës së hënë do t’i përcjellim përgjigjet zyrtare lidhur me dy pyetjet që kanë parashtruar në adresë të KQZ-së të tre kryesuesit e kuvendeve komunale për Leposaviq, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. Sigurisht se përmbajtjen e përgjigjes do ta bëjmë publike”, ka thënë Elezi.

E para pak ditësh KQZ pranoi kërkesat e kryesuesve të Kuvendeve Komunale në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok për procedurën e largimit të kryetarit të komunës.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika